Aktuale

Arrestohen kultivuesit e narkotikëve në Istogu

Tre persona janë arrestuar në fshatin Studenicë të Istogut, pasi që dyshohet se të njëjtit merren me kultivimin e narkotikëve.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar 74 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një mulli për bluarje, si dhe një mjet për konsumim të Marihuanës.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./KosovaPress/