Aktuale

Arrestohen kultivuesit e 1 mijë rrënjëve të djegura kanabisi, e shpërndanin drogën në Berat

Katër të rinj u arrestuan në flagrancë nga Policia e Beratit pas 3 muajsh hetime ndaj tyre, pasi u kapën me 2 kilogramë e 91 gramë kanabis në makinë.

Ata u vunë në pranga rreth orës 15.00, në afërsi të vendit të quajtur “ Ura e hanit’ . Gjatë kontrollit të ushtruar  ne automjetin tip Benz me targa AA 815 JZ, në pronësi të Amarildo Muhametanji, drejtuar prej tij,  u gjet lënda narkotike. Ata mbaheshin nën vëzhgim nga ana e strukturave policore,  pasi  dyshoheshin se në bashkëpunim më njëri-tjetrin,  ishin shpërndarës të  lëndëve narkotike në qytetet Ura –Vajgurore dhe Berat. .

Policia thotë se pas hetimeve të kryera ka dyshime që të arrestuarit të jenë kultivues të mbi 1 mijë bimëve kanabisi të asgjësuara nga uniformat blu  në fshatin Osmëzezë, më datë 27 korrik  dhe në fshatin Mëndrakë Njësia Administrative Lumas Berat.

Të arrestuarit

 Amarildo Muhametanji, 21 vjeç,  banues në Urë Vajgurore.

Xhuljan Dhëmbo, 24 vjeç, banues në Urë Vajgurore, i dënuar më parë.

Nertil Hoxhaj, 29 vjeç,banues në Urë Vajgurore, i dënuar më parë.

Klevis Sulko, 19 vjeç, banues në Urë Vajgurore. /Gazeta Express/