Policia ka arrestuar katër persona në fshatin Lloqan të Deçanit pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën ishin duke udhëtuar kanë gjetur dhe sekuestruar katër pushkë të gjuetisë të llojeve të ndryshme dhe 72 copë fishekë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./KosovaPress/