Aktuale

Arrestohen katër të dyshuar për prostitucion

Policia e Kosovës njofton se dje Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Pejë ka realizuar një operacion policor në një lokal afarist i cili ndodhej në rajonin Klinës. Operacioni ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar për përfshirje në vepra penale që ndërlidhen me prostitucion.

Personat e dyshuar, transmeton Koha.net, janë arrestuar me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion Neni 241”, “Ofrimi i lokaleve për prostitucion Neni 242” dhe “Marrje me Prostitucion 03L-142 neni7”.

Personat e dyshuar tashmë të arrestuar janë:

L. B. (1991) (M )Sh/KosovarK. T. (1985) (M) Sh/Kosovar E. B. (1998) (F) Sh/Kosovare L. I. (1986) (F) Sh/Kosovare

Të dyshuarit nën nr. 1 dhe 2 me vendim të prokurorit kompetent janë ndaluar në mbajtje për 48 orë deri në procedim të mëtutjeshëm, ndërsa personat nën nr. 3 dhe 4 janë liruar në procedurë të rregullt.