Aktuale

Arrestohen katër persona të kërkuar nga policia

Gjatë ditës së djeshme tre persona janë arrestuar me urdhër të Gjykatës Themelore ne Prishtinë, dhe një tjetër i arrestuar në në Podujevë.

Policia e Kosovws me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinws kishte arrestuar rreth orës 18:00 njërin nga të kërkuarit në Aeroportin e Prishtinës.

Edhe dy arrestimet tjera gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur rreth mbrëmjes njëri rreth orës 21:00 dhe tjetrti rreth orës 23.

Gjithashtu me urdhëresë të gjykatës është arrestuar edhe një person tjetër në Podujevë.

Katër të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit bënë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Rr. Ahmet Haxhiu, Podujevë 26.10.2019 – 09:20. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Aeroporti i Prishtinës, 26.10.2019 – 21:20. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, është arrestuar i kërkuari mashkull K/shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

PKK Vermicë 26.10.2019 – 18:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, është arrestuar i kërkuari mashkull K/shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

PKK Merdare 26.10.2019 – 23:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, është arrestuar i kërkuari mashkull K/shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.