Aktuale

Arrestohen katër persona të dyshuar për vjedhje të veturës

Hetuesit Rajonal të Prishtinës, në bashkëpunim edhe me hetues të rajoneve dhe stacioneve të tjera janë në vazhdimësi të operacioneve për kapjen e të dyshuarve për raste të ndryshme.
Një nga këto operacione të organizuara mirë, u finalizua me sukses sot kur edhe u arrestua personi i katërt, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes së veturës si dhe disa vepra të tjera, mashtrim, vjedhje, keqpërdorim i besimit etj.

Personat e dyshuar:

A. K. mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

E.C. mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

A. F. mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe janë arrestuar me datën 22.05.2018, ndaj tyre nga ana e Prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh , ndërkohë që i arrestuari i fundit, EO. mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ndodhet në qendrën e mbajtjes ku nga hetuesit po kryhen procedurat e nevojshme policore para se rasti të procedohet më tej./Lajmi.net/