Aktuale

Arrestohen katër persona për marrje me prostitucion

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër persona të dyshimtë për marrje me prostitucion, në rajonin e Prizrenit.

Të dyshuarit e arrestuar me vendim të prokurorit janë dërguar në procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore në Prizren

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas një hetimi disamujor dhe pas një pune hetimore ka arritur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë katër persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për ‘marrje me prostitucion’.

Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Prizrenit, me ç’rast DHTQNJ-ja ka arrestuar:

L. R. lindur me 1992 f/sh/k

Sh. K. lindur me 1963 m/sh/k

S. H. lindur me 1976 m/sh/k

E. B. lindur me 1996 m/sh/k

Personat e dyshuar tashmë të arrestuar dyshohet të kenë kryer veprën penale ‘marrje me prostitucion’ Neni 7.

Të dyshuarit e arrestuar me vendim të prokurorit janë dërguar në procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore në Prizren./Gazeta Express