Aktuale

Arrestohen katër persona për “ikjet qytetare” nga stacioni i autobusëve

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona për tentim mashtrim dhe për negocim të çmimeve për transportimin ilegal të qytetarëve tanë drejt Serbisë për në Hungari dhe Gjermani.

Nga burime brenda stacionit të autobusëve, së paku njëri prej këtyre të arrestuarve është i komunitetit serb, mirëpo nuk ka arritur ta konfirmojë nëse është serb i Kosovës apo i Serbisë. transmeton Indeksonline.

Në stacion të autobusëve këto ditë kishte edhe persona që deklaroheshin para mediave se kinse po largohen nga Kosova, mirëpo të njëjtit realisht vetëm përhapin propagandë dhe nuk merrnin rrugën drejt BE-së. Nuk dihet nëse të njëjtit janë të paguar nga individ apo grupe të caktuara por ata po e luajnë rolin e propaganduesit për të krijuar flukse imigrimi të qëllimshme.