Aktuale

Arrestohen katër persona nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në Mitrovicë

Katër persona të dyshuar për përfshirje në tri raste të ndryshme të vjedhjeve janë arrestuar nga policia e Mitrovicës së Jugut.
Ndërmjet datave 24 dhe 25 nëntor 2018, janë identifikuar dhe kanë arrestuar katër persona të dyshuar F. B. 20 vjeçar, J. B. 17 vjeçar, L. H. 18 vjeçar , M. D.17 vjeçar.

Ndërsa sipas policisë, në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë sekuestruar: një biçikletë, një sonny play, dy dirigjues sony, një zmadhues zëri, një adapter, veshmbathje, disa palë këpucë dhe një shufër metalike

Gjërat e sekuestruara pas procedurave të nevojshme, u janë kthyer pronarëve legjitimë.
Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit, të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.