Aktuale

Arrestohen hajnat e pjesëve të veturave

Policia në Mitrovicë bën të ditur se janë arrestuar dy persona dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, ku rasti ishte raportuar gjatë natës në zonën e stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë.

Sipas Policisë cak i kësaj vjedhje ishin pjesë të disa veturave private që ndodheshin të parkuara në rrugën “Lekë Dukagjini” në Mitrovicë, nga ku të dyshuarit kishin vjedhur pjesë të ndryshme të tyre.

Veprimet e menjëhershme policore kanë rezultuar që rreth orës 04:30 të datës 29 shtator 2016, në afërsi të zonës ku ishte kryer vepra penale të identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuarit V. M. 20 vjeçar dhe S. K. 27 vjeçar.

“Në kohën e arrestimit dy të dyshuarit në automjetin e tyre kishin edhe një sasi të pjesëve të vjedhura, të cilat do të procedohen për prova materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas procedurave intervistues me vendim të prokurorit të çështjes dy të dyshuar janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj dy të dyshuarve është iniciuar procedurë për kryerje të veprës penale ‘vjedhje e rëndë’./KP/