Aktuale

Arrestohen dy turq në kosovë, mbanin armë

Janë arrestuar dy shtetas të Turkise në Mamushë pasi të cilëve i është gjetur armatim në shtëpin e tyre.

Gjatë ditës së djeshme më 23 tetor 2019 pas kontrollimit të shtëpis së të dyshuarve policia ka gjetur dhe janë konfiskuar një armë AK-47 me një karikator me 28 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Pas arrestimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Mamushë 23.10.2019 – 11:30. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Turq, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre është gjetur dhe është konfiskuar një armë AK-47 me një karikator me 28 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.