Aktuale

Arrestohen dy të rinj në Shkodër, i vodhën me dhunë portofolin një 24-vjeçari

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona ditën e djeshme pasi akuzohen se i kanë vjedhur një personi portofolin, në të cilin ka pasur një shumë të konsiderueshme parash.

Burime zyrtare të policisë së Shkodrës bëjnë me dije se të arrestuarit janë Kedis Druni, 22 vjeç, banues në Shkodër dhe Mikel Miloti, 19 vjeç, banues në Shkodër

‘Arrestimi i këtyre shtetasve u bë më datë 26.11.2016 pasi dyshohet se shtetasit A.D. 24 vjeç, banues në Shkodër, në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër, i kanë vjedhur me dhunë portofolin brenda të cilit ka patur një shumë të konsiderueshme lekësh.’, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua portofoli, me sasinë e lekëve të sipër përmendura.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.