Dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë nga Policia e Kosovës. Ata kanë pranuar fajin për veprën e tyre, një vjedhje të rëndë. Njëri ka vjedhur e tjetri i ka ndihmuar në shitjen e gjërave të vjedhura në plaçkitjen që ka ndodhur në një lokal në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë. Ngjarja është ‘zbardhur’ nga kamerat e sigurisë.
Bëhet e ditur se të dyshuarit janë të rinj, njëri i lindur më 1999 e tjetri në 2000, ka njoftuar Zyra për Informim në Pejë, përcjell FaktePlus.