Aktuale

Arrestohen dy të mitur, postuan fotografi me armë në rrjetet sociale

Policia ka arrestuar dy të mitur në Podujevë, pasi kishin publikuar fotografi me armë zjarri në rrjetet sociale.
Nga të dyshuarit është konfiskuar një revole “Ekol Voltran”, njofton PK, përcjell lajmi.net.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë (të mitur), pasi të njëjtit në rrjetet sociale kanë publikuar një foto me një armë zjarri. Nga të dyshuarit është konfiskuar një revole “Ekol Voltran”. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thueht në njoftimin e PK. /Lajmi.net/