Aktuale

Arrestohen dy shtetas të Iranit në Aeroportin e Prishtinës, shikojeni detajet

Dy shtetas të Iranit janë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi ata kanë tentuar të udhëtojnë drejt Gjermanisë, duke prezantuar dokumente të falsifikuara.

Sipas Policisë, njëri nga shtetasit e Iranit, ka tentuar të udhëtoje në drejtim të Gjermanisë duke prezantuar pasaportë dhe letërnjoftim të shtetit të Izraelit.

Me vendimin e prokuronit i dyshuari dërgohet në mbajtje, transmeton Gazeta Metro.

Kurse, tjetri ka tentuar të udhëtoje në drejtim të Gjermanisë duke prezantuar pasaportë të shtetit të Çekisë. Me vendimin e prokuronit i dyshuari dërgohet në mbajtje.