Aktuale

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, u gjendet drogë

Dy shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë italiane pasi akuzohen për lëndë narkotike.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët, 38 dhe 27 vjeç, njëri rezident në Legano dhe tjetri në Rimini, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë arrestuar në zonën e Bisceglie.

Dy shqiptarët u pikasën nga policia teksa udhëtonin me një makinë sportive.

Pas kontrollit të ushtruar në automjet, policia zbuloi të fshehur në kofano 3 kg marijuanë e cila ishte e ndarë në 6 pako të futura në një kuti kartoni e cila ishte mbështjellë me një peshqir, shkruan Syri.net.

Gjithashtu atyre iu gjetën edhe 2,730 euro, para këto që dyshohet të jenë të ardhura nga droga.