Policia e Kosovës ditë më parë ka arrestuar dy persona në Prishtinë, të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhje në një shtëpi.
Siç ka treguar Policia këtë persona kanë vjedhur stoli ari dhe video lojë.
“Rr. Fahredin Vllasaliu, Prishtinë 17.03.2020 – 23:23. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se të njëjti ditë më parë nga shtëpia e viktimës mashkull kosovar kanë vjedhur stoli ari dhe një video lojë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”./FaktePlus/.