Policia e Kosovës njofton se dje nga njësitet e saj të Obiliqit, janë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar.
Personat e dyshuar janë arrestuar në zonën e KEK-ut, derisa po tentonin të merrnin shiritin transportues të thëngjillit, të cilin e kishin dëmtuar (prerë), ku vlerësohet se dëmet materiale janë të larta.
Personave të arrestuar:
N. B, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
A. R, mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
Pasi që u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Vlen të përmendet se personat e njëjtë kanë qenë të arrestuar edhe disa herë të tjera nga ana e policisë, për raste të natyrës së njëjtë. /Lajmi.net/