Aktuale

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë dy persona të dyshuar ku njëri prej tyre dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes, që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30, në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur, në një dyqan ku personi i  dyshuar ka vjedhur gjësende në vlerë 144 euro. Rast ky që është ndriçuar vetëm pak minuta pas  raportimit, ku nga njësitet policore janë ndërmarrë një  varg veprimesh hetimore dhe operative të cilat kanë  rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar: A. H 19 vjeçar.

Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja shtëpisë së të  dyshuarit në fjalë, në një fshat të Vushtrrisë, ku nga hetuesit policor të stacionit Jugu në Prishtinë, është gjetur dhe konfiskuar  një armë e tipit Ecol special 99.

Rrjedha e hetimeve ka drejtuar hetuesit policor drejt një të dyshuari tjetër të mundshëm, si i dyshuar për bashkëveprim në kryerjen e veprës. Bëhet fjalë për të dyshuarin  F. M,  24 vjeç, i cili është identifikuar dhe arrestuar nga ana e policisë. Po ashtu tek i dyshuari F.M është  gjetur dhe konfiskuar një armë e tipit Ekol special 99.

Personat e  arrestuar me rekomandimin e Prokurorit të shtetit,  janë dërguar në qendrën e mbajtjes, që të dy ngarkohen me veprën mbajtje me pronësi , kontroll ose posedim i paautorizuar i armës. Ndërkohë që ndaj të dyshuarit  A.H është ngritur kallëzim penal edhe për vjedhje. /KosovaPress/