Aktuale

Arrestohen dy persona për posedim të substancave narkotike

Policia e Kosovës ka arreston dy persona në Prishtinë, pasi u janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike.
Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar pasi gjatë kontrollit, tek njëri i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një qese me bari e dyshuar për substancë narkotike dhe në afërsi të tyre, në dysheme në një paketë me mbeturina janë gjetur dhe sekuestruar 6 (gjashtë) qese me bari ngjyrë të gjelbër e dyshuar për substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 11.8 gramë, njofton PK, përcjell lajmi.net.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit nga Policia, tek njëri i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një qese me bari, ngjyrë të gjelbër e dyshuar për substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.5 gram dhe në afërsi të tyre, në dysheme në një paketë me mbeturina janë gjetur dhe sekuestruar 6 (gjashtë) qese me bari ngjyrë të gjelbër e dyshuar për substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 11.8 gramë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK. /Lajmi.net/