Aktuale

Arrestohen dy persona për përfshirje në vjedhje të rëndë në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dje dy persona të cilët dyshohet se janë përfshirë në një vjedhje të rëndë në Vushtrri, e cila ka ndodhur me 13 tetor në orën 22:00.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit në tetor të këtij viti, në lokalin e viktimës kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme të barnave dhe para kesh.

Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

the authorBurbuqe Metolli