Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar në fshatin Krajkovë të Drenasit, të cilët pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht duke iu shkaktuar lëndime trupore dy viktimave.
Viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/