“Në rrugën “Isa Boletini” në Gjilan janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që të njëjtit kishin hapur me forcë derën e shtëpisë e se nje qytetari dhe kishin kryer vjedhje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, të dyshuarit pas një pune hetimore janë identifikuar dhe janë arrestuar, ku po ashtu tek të njëjtit janë gjetur sendet e vjedhura.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është klasifikuar si ‘vjedhje e rendë’. /Lajmi.net/