Policia e Korçës ka zbuluar dhe asgjësuar me anë të djegies, 130 bimë të dyshuara si Cannabis Sattiva.
Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve Thoma Bregu, 54 vjeç dhe Birah Bregu, 61 vjeç të dy banues në fshatin Dishnicë (kushërinj). Arrestimi i tyre u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë operative, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e Policisë, në banesën e shtetasit Thoma Bregu , iu gjetën dhe asgjësuan në vend me anë të djegies, 123 bimë narkotike të dyshuara si Cannabis Sattiva.

Në vijim të veprimeve proceduriale e kontrolleve, të kryera në lidhje me këtë rast, edhe shtetasit Birah Bregu, iu gjetën të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike, të mbjella në vazo lulesh në banesën e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.