Autoritetet egjiptiane kanë arrestuar sot katër persona në lidhje me vdekjen e të paktën 42 emigrantëve anija e së cilëve u përmbyt dje në Detin Mesdhe.
Anija ishte nisur nga bregdeti egjiptian dhe kishte Evropën për destinacion, transmeton Express.
Autoritetet egjiptiane kanë njoftuar se katër personat e arrestuar janë anëtarë të bordit të anijes dhe se do të mbahen në paraburgim për katër ditë në pritje të hetimeve të mëtutjeshme.
Ata përballen me akuza për trafikim me njerëz dhe vrasje pa paramendim.
Ndërkohë, autoritetet kanë lëshuar urdhër arreste edhe për pesë persona të tjerë në lidhje me këtë tragjedi.







