Të dhënët e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës tregojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 28 persona në gjithë territorin e Kosovës.
Sipas raportit të policisë, të arrestuarit dyshohen për vepra të ndryshme penale, si vjedhje, lëndime trupore, dhunë në familje, dhe çështje tjera të kundërligjshme.
Nga numri i përgjithshëm i të arrestuarve, policia bëri të ditur se 14 persona i ka dërguar në mbajtje prej 48 orësh, kurse tre të tjerë i ka dërguar në vuajtje të dënimit të shqiptuar nga organet e drejtësisë.