Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkaqe të ndryshme vetëm gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 14 persona, kurse njësitet policore të trafikut kanë shqiptuar 1 mijë e 153 gjoba për ngasësit e automjeteve.
Bazuar në të dhënat e policisë shihet se brenda 24 orëve janë shkaktuar 30 aksidente trafiku, prej të cilave njëra ka qenë me vdekje.
“Në trafik kanë ndodhur 30 aksidente, 16 prej tyre pa të lënduar, 13 me persona të lënduar dhe 1 me fatalitet”.
Ndërkohë nga 14 personat e arrestuar policia tregon se 9 janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkaq 1 në vuajtje të dënimit që i ka shqiptuar më parë gjykata.