Aktuale

Arrestohen 11 femra nga Shqipëria dhe një nga Kosova në lokal nate në Zhelinë të Tetovës

Gjatë një kontrolli në një objekt hotelierik të locuar në rrugën rajonale Tetovë – Shkup, në fshatin Zhelinë mbrëmë policia ka arrestuar 12 shtetase të huaja.

Siç është theksuar në buletinin policor, mbrëmë në periudhën nga ora 23:00 deri në 02:30 efektivët e policisë nga SPB Tetovë kanë kryer kontroll në një objekt hotelierik në rrugën rajonale Tetovë -Shkup, më saktë në fshatin Zhelinë, pronë e Z.S. nga fshati Zhelinë.

Në objekt janë takuar 12 shtetase të huaja, nga të cilat 11 nga Shqipëria dhe një nga Kosova, të cilat janë dërguar në Stacionin e policisë Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.