Ditën e diel, Policia e Kosovës, ka arrestuar 10 persona për vepra të ndryshme penale.
Dhjetë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme, shkruan lajmi.net.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, nëntë nga 10 të arrestuarit kanë përfunduar në burg.
Policia nuk ka dhënë detaje se për çfarë vepra penale janë arrestuar këta persona. /Lajmi.net/