Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh të dërguar për incidentet e fundit në vend, ka dhënë detaje edhe për arrestimin e personazhit të njohur si Vali Corleone.
Nga policia bëhet e ditur që në qytetin e Gjilanit është arrestuar i dyshuari i gjinisë mashkullore, pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ngacmuar prindërit e tij, duke i larguar edhe nga shtëpia.
I dyshuari ka marrë edhe tretman mjekësor në Repartin e Psikiatrisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit ndërsa vendimin e prokurorit të shtetit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Lajmi.net/