Pas arrestimit të disa aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje nën dyshimin për sulmin me zollë në Kuvendin e Kosovës të kryer më 4 gusht të këtij viti, ka reaguar deputeti I Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Fisnik Ismaili, i cili përmes një postimin në profilin e tij në facebook ka akuzuar pushtetin për montim të këtij rasti.
Ja postimi i plotë i deputetit Ismaili në profilin e tij në facebook:
Diktatura, të dashtun bashkëvendas të mi, brina s’ka.
Sulmet, shpifjet edhe arrestimet e ndaj njerëzve të mirë, që e dojnë me zemër këtë vend, ndodhin pikërisht në momentet kur diktatori e sheh rrezikun prej tyre, sepse e sheh përkrahjen e popullit që e kanë.
Qat’herë diktatori rren, monton, burgosë, për me i mbulue krejt të zezat e veta, prej përgjimeve, deri te tradhëtia kombëtare.
A thue, pse pikërisht këto ditë, po ndodhin këto, e jo ma herët?
Sepse me 1 shtator, qeta njerëz që e kapën shtetin, po dojnë me e falë.
Sepse me 1 shtator, na që e dojmë qet Kosovë, duhemi me i ndalë.
1 shtatori nuk e ndal veç demarkacionin.
1 shtatori e ndalë diktatorin.
1 shtator. #krejt






















