Aktuale

Arrestimet e kundërligjshme nga policia e Kosovës

Të drejtën e lëvizjes e kanë vetëm për 1 orë e gjysmë në ditë. Madje edhe orari 90 minutësh i këtyre qytetarëve është i përcaktuar nga numri i parafundit personal.

E mosrespektimi i këtij vendimi, sipas Ministrisë së Shëndetësisë dënohet me gjobë prej 1000 deri në 2000 euro për personat fizik, dhe 3000 deri në 8000 euro për personat juridik.

Pos këtyre gjobave, Policia e Kosovës po arreston të gjithë ata që nuk respektojnë këtë vendim.

Një gjë e tillë pasqyrohet edhe në raportet ditore të policisë.
Vetëm në 24 orët e fundit Policia ka arrestuar 64 persona.