Policia e Kosovës ka publikuar të dhënët për 24 orët e fundit në Kosovë, me ç’rast aty jepen të dhëna për numrin e arrestimeve, aksidenteve në komunikacion, gjobat etj.
Bazuar në atë që ka publikuar policia, shihet se brenda një dite janë regjistruar 30 aksidente komunikacioni. Prej tyre, 14 kanë qenë me të lënduar, kurse 16 të tjera pa lëndime në njerëz.
E për 24 orë njësitet e trafikut të policisë kanë shqiptuar 1 mijë e 96 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave në komunikacion.
Ndërkaq, policia ka njoftuar se për shkak të kryerjes së veprave të ndryshme kundërligjore, janë arrestuar 22 persona.
Nga këta të arrestuar 19 janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh dhe 2 në vuajtje të dënimit me burg.