Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për ndodhitë brenda 24 orëve në Kosovë, e ku shihet se ka pasur aksidente trefiku, lëndime dhe disa të arrestuar për kryerjen e veprave të ndryshme.
Sipas të dhënave të policisë, për një ditë në vend kanë ndodhur 55 aksidente trafiku, prej tyre 31 kanë qenë më të lënduar, kurse 24 aksidente kanë qenë pa të lënduar.
E për shkeljet e rregullave të trafik, policia ka shqiptuar një numër mjaft të madh të gjobave. Vetëm në 24 orët e fundit njësitet patrulluese thuhet se kanë shqiptuar 972 tiketa dënimi.
Njësitet policore kanë intervenuar edhe në raste tjera të ndryshme, me ç’rast edhe kanë arrestuar 31 persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme. Prej këtyre të arrestuarave 22 janë dërguar në mbajtje e një në vuajtje të dënimit./FaktePlus





















