Aktuale

Arrestim si në filma, shqiptarët përplasen me policinë

Policia italiane ka arritur të shkatërrojë një bandë grabitësish të përbërë nga shqiptarë, të cilët kishin realizuar dhjetëra vjedhje.

Arrestimi i tyre është bërë nga policia e Napolit, ku u arrestuan dy shqiptarë dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim.

Sipas mediave italiane të arrestuarit janë: Krenar Cami 31 vjeç e Mikel Goxha 26 vjeç.

Megjithëse për Krenar Camin mendohet se nuk është emri i tij i vërtetë, shkruan gazeta Express.

Shqiptarët ranë në kurthin e policisë, kur ata po tentonin të bënin një grabitje tjetër.

Policia u ka bërë shenjë që të ndalonin, por ata kanë tentuar që me makinën e tyre Aufi A6 të përplasini dy oficer të policisë, duke kaluar postbllokun e policisë duke u përpjekur për t’u larguar.

Por, policia italiane ka gjuajtur me armë në drejtim të tyre duke i shpuar gomat makinës me të cilin po udhëtonin, transmeton gazeta Express.

Dy prej tyre u arrestuan, ndërsa dy të tjerë mundën që ti shpëtonin forcave të policisë italiane.