Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Pisa, pasi ishte i arratisur që prej vitit 2014.
Ai akuzohet për vjedhje, posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike, shkelje të ligjit për posedim të armëve dhe rezistencë ndaj një oficeri publik.
Mediat italiane shkruajnë se ndaj shqiptarit me iniciale S.A ishte lëshuar një urdhër-burgimi nga një gjykatë italiane. Pas arrestimit, shqiptari u dërguan në burgun “Don Bosco”, ku do duhet të shlyejë një dënim prej 4 vite dhe 2 muaj burgim.
Oficerët italianë në orët e para të mëngjesit të sotëm hynë me forcë në ndërtesën ku strehohej shqiptari dhe e arrestuan, ndërkohë që ai ndodhej ende në shtrat.