Aktori, biznesmeni dhe politikani amerikan, Arnold Schwarzenegger, ka thënë se nuk pajtohet aspak me vendimin e presidentit Donald Trump për t’ua ndaluar hyrjen në SHBA qytetarëve nga shtatë vende të botës me shumicë myslimane.
“Mendoj se problemi i vërtetë është se u vlerësua keq [vendimi për ndalesë],” ka thënë ai.
Ai mendon se nëse Departamenti i Drejtësisë dhe avokatët do ta studiojnë dhe përqendroheshin në të, atëherë vendimi do të merrej në mënyrën e duhur, transmeton Express.
“E di se çfarë po tenton të arrij ai. Ai ka frikë nga njerëzit që vijnë në SHBA nga vendet tjera se mund të shkaktojnë dëme në vend,” ka thënë ai.
Por, ai ka thënë se ekzistojnë mënyra të tjera për ta bërë këtë, jo përmes ndalimit të njerëzve.
“Ekziston një mënyrë tjetër për ta bërë këtë në mënyrën e duhur dhe për t’i arritur të gjitha synimet,” ka shtuar ai./Gazeta Express/