Armëpushimi i arritur në Siri është shkelur plot 60 herë në 48 orët e para të futjes në fuqi, ndërsa shkeljet më të shpeshta i ka bërë grupi i armatosur Ahrar al-Sham.
Kështu është cituar të ketë thënë sot një gjeneral i lartë rus nga agjencia e lajmeve Interfax, transmeton Express.
Rusia e përkrah zgjatjen e armëpushimit për edhe 48 orë të tjera, Interfax e ka cituar gjeneralin e ushtrisë ruse, Viktor Poznikhir.