Në Jemen do të hyjë në fuqi armëpushimi 72 orësh, ka bërë të ditur i dërguari i posaçëm i OKB-së, Ismail Ould Ahmed.
Sipas zyrtarit të lartë, armëpushimi do t’i mundësojë popullsisë së Jemenit shtrirjen e shpërndarjes së ndihmave humanitare.
“Armëpushimi mund të rinovohet, me shpresën se do të sjellë edhe një përfundim afatgjatë të konfliktit”, ka deklaruar Ahmed.
Konflikti i armatosur ka si protagonistë koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite dhe militantët shiitë Houthi të mbështetur nga Irani.
Po ashtu, sot është arritur marrëveshje edhe për fillimin e armëpushimit në qytetin Alepo të Sirisë.