Rajon & Botë

Armeni, një grup i armatosur po mban peng disa persona

Një grup i armatosur i lidhur me një udhëheqës të opozitës i cili ndodhet në burg, ka marrë në zotërim me anë të forcës një ndërtesë të policisë në Erevan dhe po mban peng disa persona, njoftuan shërbimet kombëtare të sigurisë.

“Një grup personash të armatosur hynë në ndërtesën e një regjimenti të policisë në Erevan dhe po mbajnë peng disa persona”, njoftoi Shërbimi armen i Sigurisë Kombëtare. Një prej agresorëve pohoi se në mesin e pengjeve ndodhet edhe zëvendësshefi i policisë kombëtare.