Aktuale

Armë, heroinë dhe kanabis në automjet, arrestohet shtetasi italian

Një shtetas italian me banim në Kuçovë ka rënë në prangat e policisë së Beratit për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Blutë bënë arrestimin e shtetasit Fabrizio Polidori, 46 vjeç, shtetas italian, rezident në lagjen “11 Shkurti”, pasi në automjetin me të cilin udhëtonte me targa AA755OF iu gjetën armë dhe drogë.

Më kontretisht gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë “EKOL” kalibër 9 mm, 49 copë fishekë, 2 mbështjellje me alumin dhe natriban ku në brendësi të tyre kishte material të dyshuar si kanabis si dhe një sasi materiali plur me ngjyrë kafe të dyshuar si lëndë narkotike heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.