Aktuale

I armatosuri në Drenas, vjedh veturën e zjarrfikësve dhe aksidentohet me policinë (Foto)

Rreth orës 19:00 një aksident ka ndodhur në Gllobare të Drenasit, mes një veture të policisë dhe një veture të zjarrfikësve.

Klan Kosova mëson se një njeri i armatosur së bashku me vajzën e tij e kanë rrëmbyer veturën e zjarrfikësve, dhe me pas janë ndjekur nga policia derisa edhe janë akisdentur me ta, njofton Klan Kosova.

Policia ende nuk e ka konfirmuar këtë informatë, disa nga zëdhënësit nuk kanë qenë të qasshëm e të tjerët e kanë hequr përgjegjësinë nga vetja.

Mësohet se personi i armatosur i cili ka vjedhur veturën e zjarrfikësve është arrestuar nga policia.

aksidenti1 (1)