Inxhinieri i arkitekturës në Drejtorinë e Urbanizimit në Komunën e Prishtinës, Gëzim Ferizi, është deklaruar i pafajshëm për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, në seancën fillestare, të mbajtur të premten, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurores Dulina Hamiti, i akuzuari Ferizi tha se nuk e ndien veten fajtor.
“Nuk e ndjej vetën të fajshëm”, tha i akuzuari Ferizi.
Ndërkaq, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Naime Krasniqi-Jashanica e njoftoi të akuzuarin Ferizi se brenda afatit prej 30 ditësh, mund të paraqes kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe të bëjë kundërshtimin e provave.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e ngritur më 25 janar 2018, Gëzim Ferizi, në cilësinë e inxhinierit të arkitekturës në Drejtorinë e Urbanizmit në Prishtinë, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, me ç’rast Komunës së Prishtinës i kishte shkaktuar dëm të konsiderueshëm material.
Sipas aktit akuzues, i akuzuari Ferizi kishte nxjerr dy aktvendime të lejeve ndërtimore, por që pjesa tekstuale nuk përkonte me pjesën grafike, raporton betimiperdrejtesi.com.
Por, lajmi.net ka gjetur se i njëjti ende nuk është pezulluar nga puna nga kryetari Shpend Ahmeti. Për me tepër një muaj pas konfirmimit të aktakuzës për dallavere me lejet e ndërtimit ai u favorizua nga kryetari i Prishtinës. Ahmeti e emëroi atë anëtar të Komisionit për vlershmin e raporteve të lejeve mjedisore komunale. Emërimi i tij u bë me datë 21 shkurtë 2018.
Po ashtu, lajmi.net ka gjetur se, edhe pas akuzës së konfirmuar për dallavere me lejet e nderimit në Mati 1, Ferizi përsëri është paraqitur si zyrtarë i lejeve të nderimit pikërisht në lagjen Mati 1. Emri i tij gjendet në leje të nderimit të lëshuar nga komuna me datë 7 shkurt 2018, ose pak ditë pas konfirmim të aktakuzës. Po ashtu, emri i tij gjendet edhe nw disa leje tjra tw vitit 2017.
Siç raporton b betimiperdrejtesi.com, ai akuzohet se më 22 mars 2013, kishte përpiluar aktvendimi e parë të lejeve ndërtimore për ndërtimin e objekteve afariste në objektin “A” dhe “C” në lagjen “Mati 1”, në Komunën e Prishtinës, ku investitor në këtë objekt është Latif Brajshori.
Kurse, sipas aktakuzës, më 10 qershor 2013, kishte nxjerrë aktvendimin e dytë për lejen e ndërtimit për objektin “B”, po në këtë lagje, ku investitor është “NNH Morina Ib”.
Në aktakuzë thuhet se pjesa tekstuale e lejes ndërtimore nuk përputhet me pjesën grafike, e që në pjesën grafike, sipas aktakuzës, kishte përfshirë edhe ngastrën kadastrale 741/14, e cila rrugë evidentohet në emër të Komunës së Prishtinës.
Në bazë të aktakuzës, kjo rrugë kishte qenë rrugë publike e pa kategorizuar, ndërsa me anë të këtyre lejeve, iu ishte mundësuar investitorëve ndërtimi i objekteve afariste. /Lajmi.net/