Arkitetët suedez vijnë me një dizajn inovativ me të cilin shpresojnë se do të zgjidhin krizën e shtëpive në qytetet e mëdha.
Në pamje të parë duket si një shtëpi në pemë, por po ta shohësh nga afër është një shtëpi 50 m2.
Dizajni modern minimalist quhet “NestinBox” dhe është frut i një bashkëpunimi suedez, transmeton tch. Këto shtëpi janë të rehatshme për një apo dy persona dhe kanë dy dhoma e gjysmë, një kuzhinë dhe një sallon.
Ajo ka gjithashtu edhe një studio pune me një palë shkallë spirale. NestinBox ka si qëllim të krijojë “kuptimin e hapësirës dhe ajrosjes, pavarësisht zgjidhjes kompakte”.