Arkeologët egjiptian kanë treguar ditën e sotme mbi zbulimin e një varri 4.400 vjeçar në qytetin antik të Gizës, e cila besohet se i përket një faraoni nga dinastia e pestë e familjeve që kanë drejtuar Egjiptin e Lashtë.
Ky zbulim përbën një tjetër vlerë të shtuar të objekteve që janë gjetur në rrafshnaltën e Gizës, e cila tërheq çdo vit miliona turistë.
Në muret e varrit ka piktura të shumta ku pasqyrohen veprimtari nga jeta e përditshme e asaj kohe, përfshirë pamje të ndryshme peshkimi ose gjuetie kafshësh të egra.