Ashtu siç kishte paralajmëruar në ‘Eurovizion’ do dëgjojmë një version tjetër të këngës ‘Shaj’.
Arilena Ara do jetë përfaqësuesja e Shqipërisë këtë edicion të ‘Eurovizionit’ festivali i cili do mbahet në Holandë gjatë muajit maj, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja e cila kishte punuar me kompozitorë të njohur amerikan për javë me radhë në ndryshimin e këngës ‘Shaj’, tani më e ka finalizuar këngën me të cilën do konkurrojë.
‘Fall from the sky’ titullohet kënga me të cilën Arilena do tentojë të merr pozitë të lartë në renditje këtë vit në ‘Eurovizion’. /Lajmi.net/