Aktuale

Arilena Ara fitoi Festivalin… përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2020

Arilena Ara është shpallur fituese në Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH.

Këngëtarja e talentuar ka rrëmbyer çmimin e parë me këngën ‘Shaj’, me muzikë të Darko Dimitrov e Lazar Cvetkovski dhe tekst të Lindon Berishës, i njëjti autor i hitit të saj “Nëntori”.

Arilena do të përfaqësojë Shqipërinë në muajin maj në Eurovizion.

Jo vetëm një herë gjatë natës së fundit, publiku ka thirrur emrin e saj duke u ngritur më këmbë, ashtu si edhe në momentin kur u shpall fituese, spektatorët shpërthyen në thirrje e duartrokitje.

Vendin e dytë e ka fituar Elvana Gjata me këngën e saj ‘Me tana’.

Përveç artistëve të njohur të skenës shqiptare, kanë konkuruar edhe të rinjtë që kanë dalë si produkt i talent show-ve të ndryshme.

Një prej tyre është edhe 16-vjeçarja Sara, e cila ka arritur të marrë çmimin e tretë me këngën ‘Ajër’.