Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi ka thënë se Kosova duhet të ndryshojë rrënjësisht politikën ndaj Serbisë, duke përdorur reciprocitetin, pasi i ka humbur kuptimi politikës afruese me çdo kusht.
Ja postimi i plotë i Arifit në facebook:
A është vonë për reciprocitet??? Kosova duhet të ndryshojë rrënjësishtë politikën ndaj Serbisë. I ka humbur kuptimi gjenerositetit dhe politikës afruese me çdo kusht. Retorika dhe veprimet e qeverisë së Serbisë kanë imponuar që Kosova:
1. Të mos kërkoj tërhjekjen e emrave të Komandantëve por të kërkoj nga interpoli ekstradimin e: – Tê gjithë Komandantëve të stacioneve policore Serbe në komunat e Kosovës gjatë procesit të spastrimit etnik në Kosovë – Shefit të Ushtrisë Serbe Dikoviç Konform dëshmive të Komitetit për të drejta të njeriut në Beograd – Zyrtarëve të sigurimit shtetëror Serb te njohur për torturat e bëra në Kosovë 2. Nëse Kosova pengohet në anëtarsimin e saj në organizata ekonomike të mbyllet menjëherë tregu i Kosovës për çdo produkt apo shërbim nga Serbia 3. Nëse Kosova pengohet në anëtarsim në UNESKO të ndërpritet çdo bashkëpunim me shtetin dhe shoqatat nga Beogradi në avancimin e trashëgimisë kulturore 4. Nëse Kosova pengohet në lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj e njëjta aplikohet për qytetarë të Serbisë (përjashtim Lugina) 5. Nëse tabelat e veturave të Kosovës nuk pranohen në Serbi, as të tyre nuk pranohen në Kosovë 6. Nëse ata me mburrje thonë se kurrë nuk do ta njohin shtetin e Kosovës as Kosova kurrë nuk do të njeh asnjë interes ekzistues të Serbisë në Kosovë