Aktuale

Arifi riposton një koment të Teuta Rugovës

Kryetari i Degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi ka komentuar debatin e fundit për votën pro Haradinajt nga ana e deputetes së LDK-së, Teuta Rugova.

Ai ka ripostuar një koment të kësaj të fundit që e bëri në profilin e saj në “Facebook”.

“Nuk është e drejta jonë të injorojmë votën e qytetarit, por nuk është as e drejta jonë të injorojmë bashkëpunimin e ngushtë të babait tim, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, me Ramush Haradinajn.” Teuta Ibrahim Rugova”, thuhet në shkrim. /Indeksonline/