Aktuale

Arifaj: Ende s’ka vendim të Presidentit për seancën konstituive

Mbetet e paqartë thirrja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Këshilltari i Presidentit, Ardian Arifaj, ka thënë për KTV-në se Presidenti Hashim Thaçi, ende nuk ka marrë vendim për këtë çështje dhe se sapo të ndodhë, data do të publikohet.

Një ditë më parë, kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, pas takimit me Presidentin Thaçi, tha se seanca konstituive do të mbahet javën që vjen.